Lajme
Trump, Qytetar Nderi i Kamzës!
Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkisë së Kamzës me motivacionin “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Donald Trump është emëruar Qytetar Nderi në Kamëz. Ky lajm ka marrë jehonë ndërkombëtare dhe janë të shumta mediat që kanë shkruar për këtë rast. Trump ende nuk është zgjedhur zyrtarisht president i SHBA-së, derisa çmimi i parë erdhi nga Shqipëria, shkruan albinfo.ch.
Vendim ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë së Kamzës me motivacionin “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.
Në faqen e tij në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pasi komunikon vendimin bën edhe një pasqyrë të jetës së Donald Trump.
“Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën”, thuhet aty.
Sigurisht se vendimi i tij është pritur me shumë komente, si në Shqipëri, por edhe në vendet tjera ku është dhënë lajmi.
Kreu i Bashkisë së Kamzës është i njohur për vendime të çuditshme, derisa ky vend me 100 mijë banorë tashmë është bërë shumë i njohur.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












