E-Diaspora
Tubim përkujtimor në përvjetorin e vdekjes së humanistes Fatime Mahmuti
Shoqata Humanitare "Së bashku" mban tubim përkujtimor në Kishën Bethlehem në Eymattstrasse 2b në Bernë, ë 12.09.2020 në ora 17:00
Shqiptarët në Bernë dhe rrethinë vitin e kaluar e humbën njërën nga humanistet më të devotshme, Fatime Mahmutin, e cila për rreth 33 vitet e kaluara ishte pandalur në shërbim të njerëzve me nevoja të veçanta shëndetësore. Ajo, përmes këshillave dhe mirësjelljes së saj arriti të përfitojë zemrat dhe respektin e veçantë jo vetëm tek komuniteti shqiptar.
Për nder të Fatimes, Shoqata Humanitare “Së bashku” mban tubim përkujtimor në Kishën Bethlehem në Eymattstrasse 2b në Bernë, me datën 12.09.2020 në ora 17:00.
Përveç bufesë me ushqime tradicionale kosovare, do të keni mundësinë të informoheni për projektin aktual “Së bashku” për njerëzit e hendikepuar në Mitrovicë.
Prezenca dhe përkrahja juaj do të na japë fuqi në përballimin e mungesës së Fatimes dhe buzëqeshjes së saj të përhershme me ndihmën e pakursyer në shërbim të njerëzimit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Shtator 2020
- Ora17:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit23 Gusht 2020 - 11:00
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













