Tubim zgjedhor me kandidatin Zeqir Sadrija

Tubimi mbahet më 15 shtator në St.Gallen

Të nderuar bashkatdhetarë, zonja dhe zotërinj

Ju njoftojmë se Partia e të Gjelbërve në St. Gallen ka kandiduar z. Zeqir Sadrija për

deputet në asamblenë komunale të qytetit St. Gallen. Ky është një rast i mirë për ta

zgjedhur në parlamentin e qytetit ku ne jetojmë një shqiptar! Andaj ju ftojmë të merrni

pjesë në një tubim ku marrin pjesë: Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih

z. Sali Sefa, Këshilltari i Ministrit të Diasporës z. Ahmet Asani. Të ftuar për të marrë

pjesë janë edhe sportist dhe këngëtar të njohur të estradës shqiptare. Ju lutem që

FLETËVOTIMET të cilat i keni marr ose do tu vijnë ditëve në vijim t’i ruani ose më mirë

merrni me vete, më datën 15.09.2012, që t’ju shpjegojmë se si duhet plotësuar

fletëvotimi!