Kultura

Turistët nga Letonia, të mahnitur me arkitekturën në Prizren

Udhëheqësi i grupit të turistëve, Juris Levics, i cili ka qenë në Kosovë edhe herë të tjera, ka thënë për albinfo.ch se turistët po interesohen për historinë e Kosovës, dhe po u pëlqen arkitektura në Prizren

Dhjetëra turistë nga Letonia po vizitojnë Qendrën Historike të Prizrenit, raporton albinfo.ch.

Së fundmi ata janë ndalur te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast janë njohur edhe me historinë që bartë në vete ky monument.

© Albinfo.ch

Udhëheqësi i grupit të turistëve, Juris Levics, i cili ka qenë në Kosovë edhe herë të tjera, ka thënë për albinfo.ch se turistët po interesohen për historinë e Kosovës, dhe po u pëlqen arkitektura në Prizren.

“Është shumë mahnitëse arkitektura këtu, ne duam të ngjitemi atje lart (i referohet kalasë) dhe ta shikojmë si një panoramë qytetin”, ka thënë Levics.

Ndërsa një turiste tjetër, që ka ardhur për herë të parë, ka thënë se po i pëlqen vizita në Prizren. “Ndihem mirë, po më pëlqen këtu”, ka thënë shkurt ajo.

© Albinfo.ch

Ata tashmë kanë vizituar disa nga xhamitë, kishat, urat dhe monumentet e tjera në qytet, e tashmë synojnë të ngjiten edhe te Kalaja e Prizrenit.

Pak para ardhjes në Prizren, Levics ka treguar për albinfo.ch se grupi qenë në Shkup. Ata po e vizitojnë Prizrenin në kuadër të një pakoje turistike që përfshin vizita në disa vende të Ballkanit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hecergovina dhe Kroacia.

© Albinfo.ch
Prizren
© Albinfo.ch