E-Diaspora
Turnir i suksesshëm i FC Kosova Sankt Augustin
Futbollistët e FC Vushtrri fituan bindshëm të gjitha ndeshjet dhe me meritë mbajtën lartë kupën që ndau klubi nikoqir për fituesin e turnirit.
FC Vushtrri United quhet fituesi i turnirit të futbollit në sallë të organizuar nga FC Kosova nga Sankt Augustin. Këta djelmosha ishin kreativ jo vetëm në gjetjen e emrit për ekipin e tyre por edhe gjatë gjitha ndeshjeve në këtë turnir.
Ata fituan bindshëm të gjitha ndeshjet dhe me meritë mbajtën lartë kupën që ndau klubi nikoqir për fituesin e turnirit. Me lojën e saj FC Vushtrri United mahniti edhe kundërshtarët edhe mbi 250 shikues që ishin mbledhur të dielën në Qendrën Shkollore në Niederpleis.
“Qëllimi i turnirit që mblodhi 23 ekipe ishte forcimi i imazhit të mirë që ka ky klub në këtë regjion” flet Sefedin Rreci një nga organizatorët. “Ky qëllim edhe u arrit pasi sot mblodhëm lojtarë të klubeve dhe ligave të ndryshme. Ishte një tubim edhe i shumë nacionaliteteve të cilat demonstruan harmoni dhe Fair Play në mbi 80 ndeshjet e zhvilluara në dy sallat që i kishim në dispozicion” vazhdon Sefedin Rreci.
Pa e harruar aspektin sportiv të këtij turniri i cili ishte i mirëseardhur për futbollistët që gjinden në pauzën dimërore, vlen të përmendet edhe aspekti social për te cilin klubet sportive kanë rol dhe përgjegjësi të madhe.
Së paku këtë ditë multietniciteti jo rrallë i kritikuar në Gjermani funksionoi denjësisht. FC Kosova me këtë rast ishte edhe ambasador i denjë jo vetëm i sportit por edhe i kombit shqiptar në përgjithësi.
“Ne duam që komunitetit shqiptar në këtë regjion nëpërmjet sportit t`i mundësojmë qasje në përditshmërinë e shoqërisë gjermane. Në këtë mënyrë duam të kujdesemi për një këmbim kulturor të vlerave që padyshim është një kontribut për një bashkëjetesë më të mirë.”
Ky është koncepti i këtij klubi të themeluar në vitin 1999 i cili prej themelimit e deri më sot është një vatër e futbollistëve shqiptarë në regjion. Por edhe futbollistë të nacionaliteteve tjera janë pjesë e dy ekipeve me të cilat klubi garon me sukses në ligat gjermane.
Prej lojës së parë në mëngjes e deri në finale vonë në mbrëmje ku FC Vushtrri United mposhti ekipin FC Gazelle Milan, mbretëroi një atmosferë sportive për çka lëvdatë meritojnë pjesëmarrësit e turnirit.
Lëvdatën më të madhe e meriton organizatori FC Kosova për idenë për mbajtjen e turnirit dhe për mirëvajtjen e suksesshme të tij për çka kontribuan shumë anëtarë të klubit.
Ishte ky një fillim i mbarë për klubin i cili në këtë vit pret suksese si në fushat sportive por edhe jashtë tyre.
Ali Salihu
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?









