Lajme
Turqia premton konferencë të donatorësh për Kosovën
Përfaqësuesit dhe udhëheqësit e bizneseve të Turqisë kanë shprehur qëndrimin që të organizojnë së shpejti një konferencë të donatorëve për tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë. Kryetari i Bashkimit të Dhomave Tregtare të Turqisë, Rifat Hisarciklioglu, tha se Turqia dhe Kosova duhet që paraprakisht të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe një marrëveshje për të parandaluar tatimin e dyfishtë ndërmjet dy vendeve.Hisarciklioglu theksoi se shteti turk ka si objektiv sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Hisarciklioglu, i cili është edhe kryetari i Bordit Ekonomik të Marrëdhënieve me Jashtë, në një drekë zyrtare ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se domosdoshmëri për rritjen e shkëmbimeve tregtare është përmirësimi i prosperitetit në Ballkan.Ai ka shtuar se demonstratat e dhunshme në Afrikën Veriore kanë orientuar fokusin e zhvillimit të tregtisë së Turqisë kah pjesa ballkanike.
“Kjo është detyrë e biznesmenëve për të punësuar njerëz. Është një objektiv strategjik i Turqisë për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan”, theksoi Hisarciklioglu.Në anën tjetër, kryeministri Thaçi tha se do të japë të gjitha llojet e mbështetjes për biznesmenët turq të cilët duan të investojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












