Lajme
Turqia i reagon ashpër Kosovës shkaku i Jerusalemit
Autoritetet shtetërore të Turqisë i kanë reaguar ashpër institucioneve të Kosovës, pas zotimit të kryeministrit Avdulla Hoti në Washington për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jesusalem.
“Ngjall zhgënjim edhe sikur autoritetet kosovare ta merrnin në konsideratë hedhen e një hapi të tillë, i cili do të përbënte shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, përcjell Albinfo.ch
“Turqia është ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën dhe që në fillim ajo vazhdon t’u japë një mbështetje të madhe përpjekjeve për njohjen e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Por ne si Turqi nuk e vlerësojmë të drejtë që ky proces të ndërtohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi dhimbjet e popullit palestinez me territore të okupuara,- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes jetësimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967-s dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, gjë kjo që është theksuar shumë herë me rezoluta të ndryshme të OKB-së,” vijon komunikata, shkruan TRT.
“Ne i bëjmë thirrje lidershipit të Kosovës që t’i respektojë rezolutat në fjalë dhe të përmbahet nga hedhja e hapave të tillë, të cilët do të cenonin statusin historik dhe juridik të Jerusalemit dhe do të pengonin njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera në të ardhmen”,- është apeli që i bëhet Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë














