Lajme
“Twitter”, së shpejti me një “Undo” për anulimin e postimeve
Twitter po punon për një tipar të ri, që do t’u jepte përdoruesve të tij një periudhë kohore të shkurtër për të rimenduar postimin e një cicërime, edhe pasi të kenë shtypur tastin e dërgimit, konfirmoi vetë kompania për CNN Business.
“Butoni “Undo” do t’u mundësojë abonentëve të fshijnë ose të modifikojnë një cicërimë përpara se të postohet zyrtarisht në platform”, tha kompania.
Duke qenë në fazën e testimit, ka mundësi që risia të mos lëshohet menjëherë, të paktën jo për të gjithë abonentët, ose më mirë pas një periudhe provë të zgjatur, siç është aktualisht rasti për “Spaces”, hapësirat-audio që synojnë të konkurrojnë me “ClubHouse”.
Me “Undo”, Twitter do të plotësojë atë që përdoruesit kanë kërkuar ndër vite, përkatësisht mundësinë fatale të redaktimit të tekstit të një postimi, edhe pas shpërndarjes.
Karakteristika i ngjan mjetit ekzistues të tërheqjes në Gmail, që mundëson tërheqjen e dërgimit të një emaili brenda 30 sekondave nga lëshimi origjinal.
Vitin e kaluar “Twitter” paralajmëroi marrjen parasysh të një shërbimi pajtimi me mundësi ekskluzive, përfshirë një buton për të anuluar postimin.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













