Lajme
U nda nga jeta ish-futbollisti Afrim Kuçi
Në Gjermani ka ndërruar jetë ish-lojtari i njohur shqiptar, Afrim Kuçi, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u njoftuar edhe nga Futbolli Shqiptar në Gjermani. “Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e sportdashës në Gjermani, Kosovë e më gjerë. Kuçi ishte futbollist i talentuar, duke u formuar në Kosovë, në juniorët e Trepçës së Mitrovicës dhe ekipin e Rudarit të Stan Tërgut.
Në Evropë ai luajti në Ligën e dytë suedeze (Modo FF), në Ligën e Parë të Polonisë (Wislla Krakovw) dhe pastaj në Gjermani, në Ligën e tretë, Regionalliga, për SF Siegen. Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysmëprofesional, për ta mbyllë karrierën në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit.
Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Beqaj) që mori ftesën nga trajneri i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur për Kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros lindin disa probleme të cilat atë e lanë jashtë kombëtares.
Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjerë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













