Uncategorized
U protestua kundër ashpërsimit të Ligjit të Azilit
Protestuesve u janë bashkuar edhe 130 persona pa letra (Sans Papiers) të cilët janë duke marshuar nëpër Evropë
Rreth 5000 veta kanë protestuar të shtunën në Bernë kundër ashpërsimit që i është bërë javën e kaluar Ligjit mbi Azilin. Sipas protesuesve, Zvicra është duke udhëhequr një politikë çnjerëzore të migracionit.
Protestuesve u janë bashkuar edhe 130 persona pa letra (Sans Papiers) të cilët janë duke marshuar nëpër Evropë, në kërkim të të drejtave të tyre. Në nisje të protestës, para Stacionit Hekurudhor të Bernës, para më shumë se 1000 vetave ka folur Emine Sariaslan në emrin e Forumit për Integrim të Migrantëve (FIMM).
“Ata që të huajve ua ngarkojnë njëanshëm përgjegjësinë për problemet me integrimin, i injorojnë pengesat të cilat u dalin në rrugë këtyre njerëzve”, ka thënë Sariaslan.
Kolona ka marshuar pastaj në drejtim të qytetit të vjetër dhe të sheshit federal (Bundesplatz). Në këtë pikë, numri i pjesëmarrësve në protestë ka arritur numrin prej rreth 5 mijë vetash.
Para kësaj mase ka folur deputeti nacional nga partia e Gjelbër Balthasar Glättli, i cili ka kritikuar vendimet e parlamentit për ashpërsimin e Ligjit të Azilit. Ai ka thënë se debatin për këtë ligj e ka përjetuar si tmerues.
Por, ka thënë ai: “ Ne e dimë se nuk duhet më mllef dhe frikë në këtë vend, por duhet guxim, më shumë besim dhe më shumë solidaritet . barka nuk është mbushur. Azilkërkuesit dhe refugjatët përbëjnë jo më shumë se 0.6 për qwind të popullatës.
Prandaj duhet të luftohet në mënyrë që ligji për azilin të ndryshihet ashtu që të plotësojë qëllimin e tij, pra, mbrojtjen e njerëzve të rrezikuar dhe jo frikësimin e tyre”, ka thënë Glättli.Protesta është thirrur nga organizata të ndryshme nga fusha e azilit dhe e të drejtave të njeriut, nga sindikata dhe parti.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












