Lajme
U shënua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës me atmosferë festive në Frankfurt
Në mbrëmjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main ishin të pranishëm kryetarë shoqatash, afaristë, intelektualë dhe veprimtarë nga diaspora shqiptare.
Me fjalim rasti për nder të Ditës së Pavarësisë atyre iu drejtua Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili ndër të tjera tha se ky përvjetor Kosovën e gjen me shumë të arritura, të cilat janë motiv për të punuar edhe me shumë. Arritjet dhe sukseset janë rezultat i pëpjekjeve të pareshtura dhe e punës së përbashkët të institucioneve tona dhe qytetarëve të saj, në të cilat diaspora jonë zë vend meritor.
Për pjesën artistike të programit të kësaj feste u përkujdes vokalisti dhe instrumentisti i shquar, Bekim Gashi, ku prezantoi dhe shoqëroi me kitarë, artistët e shquar shqiptarë që po shkelqejnë në skenat e mëdha të muzikës klasike në Gjermani: Etleva Shemai, Kushtrim Gashi dhe Adelina Lushaku Hashani.
Me disa këngë të përzgjedhura nga repertuari i muzikës së lehtë shqiptare, të interpretura me me nivel të lartë artistik, ata u mirëpritën nga të gjithë të pranishmit, duke i shoqëruar në interpretim dhe ovacione.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër











