Shkurt.ch
UBS paguan dënim prej 1.5 miliardë dollarësh
UBS është njëra nga disa banka kreditore aktualisht nën hetime lidhur me manipulime të mundshme të marrëveshjes për Shkallën e Ofruar Ndërbankare në Londër (Libor)
Gjiganti bankar zviceran UBS është pajtuar të paguajë gjobë në shumë prej 1.5 miliardë dollarësh për zgjidhjen e hetimeve lidhur me manipulimet e kufijve të shkallës së kamatave, që janë përdorë nga huadhënësit në mbarë botën.
UBS ka shpallur sot se bordi i saj i drejtorëve ka autorizuar arritjen e zgjidhjes me agjencitë rregullatore të Zvicrës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton ReL.
UBS është njëra nga disa banka kreditore aktualisht nën hetime lidhur me manipulime të mundshme të marrëveshjes për Shkallën e Ofruar Ndërbankare në Londër (Libor).
Në muajin qershor, agjencitë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani kanë imponuar gjoba në shumë prej 450 milionë dollarë për kompaninë Barclays për paraqitjen e të dhënave të rrejshme, të shfrytëzuara për aranzhim ndaj marrëveshjes Libor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












