Shkurt.ch
Udhëtari ndalon trenin, kërcënon me bombë!
Me tu ndalur treni, personi i panjohur që ka alarmuar se kishte fshehur një bombë, ka ikur nga vendi i ngjarjes
Treni ICE në Gelterkinden të kantonit Baseland është detyruar të ndalonte për shkak të kërcënimit me bombë të një udhëtari. Siç ka njoftuar policia, një burrë që kishte hipur në trenin Cyrih-Bazel në orën 10.30 kishte filluar të bërtiste se ai kishte fshehur një bombë.
Për këtë arsye treni u detyrua që, të ndalonte jashtë planit, në Gelterkinden. Me tu ndalur treni, personi i panjohur që kishte alarmuar se kishte me vete një bombë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Më vonë, në Muttenz/BL, treni i është nënshtruar një kontrollimi me ç`rast nuk është gjetur kurrfarë bombe.
Më vonë, pasditen e djeshme, polica ka ndaluar një person të dezikuilibruar i cili dyshohet se ka alarmuar rrejshëm për bombën në tren. Hetimet vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë të njohurin me pistoletë në Zug – Gjykohet kosovari Prokurori kërkon një dënim me 16 vjet burg për tentativë vrasjeje dhe vepra të tjera penale.... -
Sanija Ameti dënohet me gjobë pasi qëlloi me armë imazhin e krishterë -
Frangu zviceran forcohet kundrejt dollarit, por Banka Kombëtare Zvicerane nuk ka gjasa të ndërhyjë -
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës -
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale?












