Sport
UEFA: Zvicra në krizë
Portali zyrtar i UEFA-s ka bërë një analizë të miqësoreve të fundit, e në veçanti për Zvicrën. Kjo skuadër humbi dy ndeshjet miqësore dhe nuk ka shënuar që 232 minuta.
Në ndeshjen e parë Zvicra humbi nga Irlanda, ku një rast për gol kishte edhe Granit Xhaka, derisa në të dytën pësoi humbje nga Bosnja 2:0. Zvicra po pret fitoren e parë në Cyrih që nga viti 2007, derisa mungoi truri i skuadrës, Xherdan Shaqiri, raporton albinfo.ch.
Por, çka mësuam nga këto ndeshje miqësore: Zvicra do të ketë shumë probleme gjatë verës pasi nuk ka shënuar që 232 minuta. Ata duhet të kenë një plan të qartë para fillimit të Evropianit dhe Shaqiri ishte një mungesë e madhe. Shumë varet nga forma e tij sesi do të jetë në Francë.
Në 17 ndeshje nën urdhrat e Petkoviq, Zvicra ka pësuar gjashtë humbje dhe lojtarët duhet të japin më shumë nga vetja. Futbollistët që do të ftohen sigurt dihen, ku spikasin edhe futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












