Lajme
Uganda njeh Kosovën, shtet të pavarur
Me këtë njohje Republika e Ugandës bëhet shteti i 88-të që e njeh pavarësinë e Kosovës
Republika e Ugandës ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Siç bëri të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, një konferencë për media, Republika e Ugandës e ka njohur sot Kosovën, shtet të pavarur.
Këshilltari në fjalë në konferencë solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti.
Me këtë njohje Republika e Ugandës bëhet shteti i 88-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi që, siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











