Kriza në Ukrainë
Ukraina humb 20 për qind të armatimit
Ushtria ukrainase ka humbur rreth 20 për qind të armatimeve, përfshirë ato të huaja, gjatë ditëve të para të kundërofensivës. Lajmin e bën të ditur “NYT”, që citon zyrtarë amerikanë dhe evropianë.
Sipas burimit mediatik, humbjet në fjalë janë shkaku përse ushtria ukrainase u detyrua të ngadalësonte dhe të rishikonte strategjinë.
Ndërkohë, presidenti Zelensky, i cili priti të shtunën presidentin dhe zonjën e parë të Koresë së Jugut, njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për të asistuar Ukrainën me mbështetje ushtarake.
“Kur shpejtësia për përfundimin e luftës varet nga mbështetja globale për Ukrainën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një mbështetje e tillë të jetë intensive”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Pritet që çështja e ndihmave për Ukrainën të diskutohet në samitin e G20-s në Indi. Vendi në fjalë ka deklaruar se grupimi është një platformë për të diskutuar çështje financiare dhe jo sigurie, ndaj nuk do të ndihmojë në vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











