Kriza në Ukrainë
Ukraina i ofron BE-së magazina për të ruajtur rezervat e gazit natyror
Ukraina po ofron objektet e saj të magazinimit të gazit natyror për të ruajtur rezervat strategjike energjetike të Bashkimit Evropian, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko.
Ukraina ka depozitat më të mëdha nëntokësore në Evropë, shkroi Halushchenko në një postim në Facebook.
“Pavarësisht agresionit ushtarak në shkallë të gjerë të Rusisë, Ukraina mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për Evropën në aspektin e sigurisë energjetike”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
Ministri përshëndeti përpjekjet e BE-së për të hequr furnizimet me gaz rus dhe blerjen e përbashkët nga furnizuesit e tjerë. Ukraina mund të kontribuojë në këtë mekanizëm solidariteti dhe balancimi me objektet e saj të magazinimit, tha Halushchenko, transmeton Dpa.
Në një samit të BE-së të enjten, vendet anëtare ranë dakord të blejnë gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe hidrogjenin në një përpjekje për t’u larguar nga importet ruse, ndërsa trajtojnë kostot spirale të energjisë.
Për këtë qëllim, BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin për të marrë të paktën 15 miliardë metra kub LNG nga SHBA këtë vit.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar Katarin dhe shtetet e tjera të Gjirit si “furnizues të besueshëm dhe solid të burimeve të energjisë”.
”Ata mund të ndihmojnë në stabilizimin e situatës në Evropë”, tha ai në një fjalim video në një forum ekonomik në kryeqytetin e Katarit, Doha.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











