Jeta në Zvicër
Ukrainë: ndërrohet qeveria, presidenti Ianoukovitch largohet nga kryeqyteti
Parlamenti ka liruar kundërshtarin e bllokuar, Loulia Timoshenko dhe ka vendosur për zgjedhje presidenciale të parakohshme në maj, me shkarkimin de facto të Viktor Ianoukovitchit
Qeveria e Ukrainës është ndërruar. Parlamenti ka liruar kundërshtarin e bllokuar, Loulia Timoshenko dhe ka vendosur për zgjedhje presidenciale të parakohshme në maj, me shkarkimin de facto të Viktor Ianoukovitchit. Ky i fundit pati refuzuar të japë dorëheqjen, duke denoncuar “marrjen e shtetit me dhunë”. Viktor Ianoukovitch më në fund ka ikur nga kryeqyteti.
“Loulia e lirë!” – thërrisnin qindra njerëz në Kharkiv, ku ajo u shtrua në spital në afërsi të burgut. Loulis ishte fytyra e “Revolucionit të Portokalltë” gjatë vitit 2004.
“Diktatura ka rënë dhe jo falë politikanëve dhe diplomatëve, por në sajë të njerëzve që kanë dalë në rrugë, të cilët kanë arritur të mbrojnë familjet e tyre dhe vendin e tyre”, tha ajo. Zonja Timoshenko nderoi qindra e mijëra njerëz që demonstruan për tre muaj kundërshtimin e tyre ndaj regjimit.
“Ju nuk keni të drejtë të braktisni sheshin “Maïdan”. Mos u ndalni tani”, bëri thirrje ajo me lot në faqe dhe ulur në një karrige me rrota, ku qëndronte para rreth 50.000 njerëzve në sheshin qendror të Kievit.
Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, ka përshëndetur rezultatet e arritura. Shtëpia e Bardhë tha se përshëndet lirimin e znj. Timoshenko dhe përkujton se vendësit e Ukrainës kanë pasur për detyrë të vendosin vetë për “të ardhmen e tyre”, pas shkarkimit të presidentit të tyre.
Parlamenti i Ukrainës pati votuar të shtunën gjatë ditës për “lirimin e menjëhershëm” të ish-kryeministres. Deputetët kanë vendosur me 328 vota në parlament (parlamenti ka 450 vende gjithsej) për një vakum të pushtetit si dhe për heqjen e shefit të shtetit de facto.
“Presidenti Ianoukovitch është tërhequr nga pushteti me që nuk përmbushte më detyrat e tij shtetërore”, thotë rezoluta e miratuar nga anëtarët, të cilët kanë vendosur që më 25 maj të mbahen zgjedhjet presidenciale të parakohshme.
Por, nga qytetit Kharkiv, Viktor Ianoukovitch, mandati i të cilit shkon deri në mars 2015, ka siguruar se ai nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. “Vendi po përjeton një goditje me këtë “grusht shtet”. Unë jam president i zgjedhur në mënyrë legjitime (…)”, ka bërë të ditur ai në një fjalim televiziv.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj













