Shkurt.ch
Ulen çmimet e 500 medikamenteve
Vendimi do të jetë në fuqi qysh ditën e sotme. Me këtë ulje çmimesh, arkat e sigurimit shëndetësor të detyruar (bazë) do të shkarkohen për së paku 200 milionë franga
Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) ka vendosur të zbresë çmimet e rreth 500 medikamenteve. Këtë verim ajo do ta bëjë në kuadrin e shqyrtimit që sikur çdo vit tjetër, ajo i bën një liste më të gjatë të medikamenteve. Kësaj radhe shqyrtohen çmimet e 800 medikamenteve, bën të ditur BAG. Për 300 të mbeturat, është vlerësuar se kanë çmim të krahasueshëm me atë të vendeve tjera ose çmim të arsyeshëm.
Sipas kësaj zyre çmimet e zbritura do të jenë në fuqi qysh ditën e sotme, (1 nëntor). Me këtë ulje çmimesh mendohet se arkat e sigurimit shëndetësor të detyruar (bazë) do të shkarkohen për së paku 200 milionë franga.
Si model për të bërë krahasimin e çmimeve BAG ka marrë të dhënat nga gjashtë shtete të Evropës, në mesin e të cilave nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.
Zyra Federale e Shëndetësisë për çdo vit bën rishqyrtimin e një të tretës së medikamenteve nga lista e specialiteteve.
Çmimet e larta të barërave janë prej kohësh objekt kontestimi në mes të industrisë farmaceutike të Zvicrës dhe institucioneve, shkruan “bernerzetung.ch” .
Nga fillimi i këtij viti Gjykata Federale pati hedhur poshtë ankesat e dy prodhuese kryesorë të barërave në Zvicër Novartis dhe Roche. Ato kishin bërë ankesë kundër një vendimi të autoriteteve që kontestonte vendosjen e çmimeve fikse gjegjësisht “të paprekshme” për një numër medikamentesh nga prodhuesit në fjalë.
Ministri i shëndetësisë, që në fillim të vitit 2012 kishte shpallur një listë prej 450 medikamentesh çmimet e të cilave duhej të uleshin, ndërsa ky vendim e kishte provokuar reagimin e industrisë farmaceutike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











