Lajme
Ulen parashikimet në ekonomi
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,së fundi i ka rekomanduar Shkupit qët’i rishqyrtojë parashikimet për rritjen ekonomike
Maqedonia nuk do të anashkalohet nga kriza ekonomike që ka përfshirë shumë vende të Bashkimit Evropian. Kjo të paktën vërehet në parashikimet e organizmave financiarë evropian.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, së fundi i ka rekomanduar Qeverisë maqedonase që t’i rishqyrtojë parashikimet për rritjen ekonomike për 4 për qind, gjatë këtij viti.
Nga BERZH-i, fillimisht kishin paraparë një rritje ekonomike për Maqedoninë prej 2.4 për qind, por tani parashikimi është ulur në 1.8 për qind, me tendencë të uljes së mëtejme. Vlladimir Gligorov, nga Instituti për Studime Ekonomike në Vjenë, thotë se këto vlerësime duhet të merren në konsideratë nga Qeveria.
Por, si i vlerëson Qeveria e Maqedonisë parashikimet e këtilla? Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, nuk dëshiron në fillim të vitit t’i komenton parashikimet e institucioneve tjera. “Evropa po lëkundet nga recesioni, por për ne është me rëndësi se të gjitha parashikimet që bëhen për Maqedoninë, janë më të lartat në rajon”, tha Starevski.
Ndërkohë, edhe ekspertët vendas, nuk pajtohen me vlerësimet e Qeverisë. Madje, ata shkojnë edhe më larg duke parashikuar rritje negative.
“Unë nuk shoh se si një ekonomi, e cila kaq shumë është e varur nga ekonomia e jashtme dhe nga investimet e huaja, mund të ketë rritje ekonomike. Duhet të ketë ndonjë model të ri ekonomik, të cilin duhet ta prezantojë Qeveria, që ne të mund të bindemi se në çka e bazojnë ata këtë rritje. Unë, duke i parë parametrat ekonomik, qoftë nga krijimi i vendeve të reja të punës, qoftë nga inflacioni, qoftë nga rritja ekonomike, mendoj se rezultati final do të jetë ose barasvlerën zero pozitiv ose një rritje negative ”, vlerëson Visar Ademi, ekspert i ekonomisë.
Nga Lidhja Social-Demokrate e opozitës reagojnë, duke thënë se parashikimet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, korrespondojnë me pritjet e LSDM-së, që, sipas nënkryetarit të saj, Zoran Jovanovski, asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga Qeveria.
Këtë bindje Jovanovski e mbështet në paralajmërimin e Qeverisë për rritjen e rrogave dhe të pensioneve, në kushtet kur vendi përballet me rreziqe të ndryshme ekonomike. /albinfo.ch & REL/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?










