Lajme
UNIA solidarizohet me sindikalistin Hasan Abazi
Renzo Ambrosetti, bashkëkryetar dhe Rita Schiavi, anëtare e drejtorisë, kërkojnë nga Qeveria Serbe të mos pengojë sindikalistët kosovarë
© Xhafer Sejdiu gjatë diskutimit në Kongres
Sindikata më e madhe e Zvicrës, Unia, ka reaguar ndaj arrestimit nga autoritetet serbe të Hasan Abazit, kryetar i Sindikatës së pavarur të Metalistëve të Kosovës. Kështu thuhet në një shkresë të drejtuar medieve nga funksionarët e Unia-s Osman osmani dhe Hilmi Gashi.
Grupi “Aktivistët” që vepron në kuadrin e Unias, përmes një letre proteste i kanë kërkuar kreut të Unia-s “që të dënojë arrestimin e Hasan Abazit dhe të angazhohet për lirimin e tij të menjëhershëm.
Xhafer Sejdiu, kryetari i Grupit “Aktivistët”, me aktivisten Liri Lushi, këtë letër ia kanë shpërndarë delegatëve të Sindikatës Unia, të cilët të shtunën e kaluar (më 31.3.) kanë marrë pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të Sindikatës Unia në Bernë.
Në Kongres fjalën e ka marrë edhe Xhafer Sejdiu, me ç`rast ka kërkuar prej kreut të Sindikatës Unia, angazhim në lirimin e kolegut Abazi. Delegatët e kanë aprovuar kërkesën e tij me duartrokitje.
Më tutje në shkresë thuhet Renzo Ambrosetti, bashkëkryetar i Sindikatës Unia dhe përgjegjës për Bashkimin e Sindikatave të Metalistëve në nivel të Evropës, ka informuar delegatët për letrën të cilën ai dhe anëtarja e drejtorisë, Rita Schiavi, ia kanë drejtuar Kryeministrit të Serbisë, Ministrit për Drejtësi dhe Ministrit për Punë dhe çështje sociale të Serbisë, në të cilën kërkojnë lirimin e Hasan Abazit dhe kërkojnë nga Qeveria Serbe të mos e pengojnë atë në aktivitetet e tij për mbrojtjen e interesave të punëtorëve të industrisë së metaleve të Kosovës.
Kundër arrestimit të Hasan Abazit ka protestuar edhe Federata Ndërkombëtare e Metalistëve. Në emër të 50 milionë anëtarëve të saj, kjo Federatë kërkon lirimin e menjëhershëm të kolegut Abazi.
“Arrestimi i një sindikalisti, i cili ishte nisur për të marrë pjesë në një takim në Zagreb, në të cilin do të merrnin pjesë organizata të shumta nga Evropa juglindore, është i papranueshëm për ne, si Union i cili përfaqëson interesat e 50 milion anëtarëve”, thuhet në letrën e kësaj federate. Ajo kërkon nga krerët e qeverisë së Serbisë të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për lirim e menjëhershëm të kolegut Hasan Abazi, thuhet veç tjerash në tekstin e nënshkruar nga funksionarët e sindikatës Unia, Osman Osmani dhe Hilmi Gashi.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












