Shkurt.ch
Unia: Zvicra të negociojë një marrëveshje të re me Kosovën
Unia në një komunikatë për media thotë se Gjykata Federale e Zvicrës me vendimin e sotëm e fuqizon gjendjen e padrejtë ndaj mijëra punëtorëve kosovarë që janë kthyer në Kosovë
Pas vendimit të Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës që edhe në të ardhmen të mos paguhen pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit të kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë, ka reaguar sindikata “Unia” në Bernë.
Unia në një komunikatë për media thotë se Gjykata Federale e Zvicrës me vendimin e sotëm e fuqizon gjendjen e padrejtë ndaj mijëra punëtorëve kosovarë që janë kthyer në Kosovë.
Unia kërkon që Qeveria e Zvicres më në fund të veprojë dhe të negociojë një marrëveshje të re me Kosovën.
“Gjyqi Federal në një rast të një kontesti nga fusha e sigurimeve shoqërore ka vendosur që, Marrëveshja me ish Jugosllavinë nuk është e zbatueshme në raport me Kosovën. Me ketë vendim instanca më e lartë gjyqësore në Zvicër betonon një situatë të mjerueshme, nga e cila i bartin pasojat me mijëra punëtorë, të cilët janë kthyer nga Zvicra në Kosovë: Që nga marsi 2010 me mijëra punëtorë nuk marrin më pensionet e pleqërisë, apo atë të invaliditetit edhe nëse në Zvicër me dekada të tëra kanë paguar kontribute. Gjithashtu që nga kjo kohë nuk janë paguar edhe shtesat e fëmijëve për fëmijët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Unia-s.
Kjo situatë është e padrejtë dhe e papranueshme, thotë Unia.
“Në Zvicër të gjithë punëmarrësit paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore. Me këtë fitohet e drejta për siguri sociale, e cila duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Andaj, Unia kërkon nga qeveria federale që më në fund ti përvishet punës për zgjidhje korrekte të këtij problemi dhe pa vonesë të negociojë një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e sindikatës “Unia” të nënshkruar nga Osman Osmani, Seksioni i kontratave dhe politikës së grupeve të interesit në Unia, sektori i migracionit.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore












