Jeta në Zvicër
Unifikohet kompensimi për trajtimin mjekësor
Deri më tash arka e sigurimit shëndetësor ajo e cila trajtimin mjekësor jashtë kantonit e ka mbuluar vetëm me atë tarifë që vlen në vendin ku i siguruari banon dhe punon
Personave që i nënshtrohen një trajtimi mjekësor ambulant jashtë kantonit të tyre, nga sigurimi shëndetësor nuk do tu kompensohet trajtimi vetëm sipas tarifës që paguhet kur trajtohen brenda kantonit ku jetojnë. Kështu ka vendosur Këshilli Federal, duke mbështetur mocionin përkatës të deputetes nacionale Ruth Humbel nga CVP/AG.
Deri më tash arka e sigurimit shëndetësor ajo e cila trajtimin mjekësor jashtë kantonit e ka mbuluar vetëm me atë tarifë që vlen në vendin ku i siguruari banon dhe punon. Me këtë vendim ligjvënësit synojnë që të evitojnë shtimin e shpenzimeve për të siguruarit.
Sipas mocionit gjendja e deritashme kishte për pasojë që arka e sigurimit për secilin trajtim të veçantë të shikonte se ku është kryer. Nisur nga mobiliteti i njerëzve në kohën tonë, sipas deputetes Humbel, kjo përllogaritje është shumë e mundimshme dhe e jashtëkohshme.
Me ndryshimin e procedurës në fjalë, arkat e shëndetësisë do të kursejnë rreth 15 milionë franga.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












