E-Diaspora
Unioni i Bizneseve Shqiptare shpall konkurs për ndarjen e bursave për vajza
Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani ka shpallur konkurs për bursa për studente për vitin akademik 2017-2018
Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane me seli në Koln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), shpallin konkursin për ndarjen e bursave për vajza/studente të vitit të 2-të dhe të 3-të në nivelin Bachelor, të Universitetit Publik të Kosovës për vitin akademik 2017-2018, thuhet në njoftim.
Në konkurs mund të paraqiten vetëm studente, pasi që Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane nëpërmjet këtij projekti synon të përkrahë arsimimin e vajzave/grave dhe fuqizimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Bursat do të dhurohen nga kompanitë shqiptare dhe gjermane anëtare të Unionit të Bizneseve. Shuma mujore e bursës do të jete 100,00 euro, për një periudhe 9 mujore/një vit akademik.
Ja linku ku mund të aplikoni dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen:
https://drive.google.com/file/d/0B8sEBg4rupbXU1otU3ZSLVRJRkk/view
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet












