E-Diaspora
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër uron festën e Kurban Bajramit
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shfrytëzon nga rasti që të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër t’ua urojë festën e Kurban Bajramit
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shfrytëzon nga rasti që të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër t’ua urojë festën e Kurban Bajramit.
“Urojmë që kjo festë të jetë një stimulim i ri për manifestimin e vlerave universale, dashurinë për njëri-tjetrin, humanizmin, tolerancën dhe paqen. Përkujdesi për të varfrit, jetimët, të pastrehët, përforcimi i lidhjeve farefisnore dhe harmonia familjare janë vlera sublime që duhet të jenë prioriteti i të gjithëve sidomos gjatë ditëve të festës së kurbanit (festës së sakrificës)”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
“Urojmë dhe lutemi që ndër shqiptarët, kudo që janë, të mbretërojë dashuria, harmonia dhe toleranca.
Gëzuar festën e Bajramit të Kurbanit!
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Kryetar, Nehat Ismaili”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet












