Shkurt.ch
Universitetet, kundër kontingjenteve për studentët e huaj
Por, në konceptin e Këshillit Federal të Zvicrës të bërë për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, nuk janë paraparë përjashtime të këtij lloji
Studentët e huaj që vijnë për të studiuar në Zvicër duhet ta bëjnë këtë pa qenë të penguar nga politika e kontingjenteve. Një kërkesë e tillë ka dalë nga drejtorët e shkollave të larta të Zvicrës në seancën e tyre plenare të mbajtur sot.
Ata theksojnë se studentët e huaj nuk vijnë në Zvicër për ndonjë veprimtari lukrative (fitimprurëse) dhe, me qëndrimin e tyre këtu për të studiuar, ata nuk ia zënë vendin askujt. Veç kësaj, drejtorët kanë kërkuar që me rastin e caktimit të kontingjenteve, shkencëtarët të trajtohen me përparësi.
Por, në konceptin e Këshillit Federal të Zvicrës të bërë për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, nuk janë paraparë përjashtime të këtij lloji. Koncepti në fjalë parasheh që kontingjentet vjetore të caktohen për të gjithë të huajt përnjëherë dhe pa dallime.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











