Lajme
Unterkulm, AG: Arrestohen dy kosovarë, pasi kanë thyer një bankomat
Të dy janë shtetas kosovarë të moshave 24 respektivisht 30-vjeçar, me vendbanim të përhershëm në Zvicër
Natën në mes së të martës dhe të mërkurës, më 17 korrik 2024, pak pas orës 2:30 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale e Aargaut mori një raport se disa persona sapo kishin tentuar të thyenin bankomatin në një garazh në Unterkulm, transmeton albinfo.ch. Më pas ata kishin ikur në këmbë drejt lokalitetit Teufenthal.
Disa patrulla nga Policia Kantonale e Aargaut dhe policia rajonale e Aargaut Jugor janë mobilizuar menjëherë për të kërkuar hajdutët.
Kur një patrullë nga Policia e Kantonit Aargau kontrolloi stacionin e trenit Teufenthal, policia dalloi menjëherë dy të dyshuar që përputheshin me përshkrimin e atyre që kishin dhënë sinjalin, shkruan polizeiticker.ch. Kështu, ata arritën t`i ndalonin dhe t`i arrestonin.
Të dy janë shtetas kosovarë të moshave 24, respektivisht 30-vjeçar, me vendbanim të përhershëm në Zvicër.
Ata janë arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











