Shkurt.ch
UPC Cablecom ofron internet falas në tërë Zvicrën
Klientët e kompanisë UPC-Cablecom do të kenë së shpejti çasja falas në internet përmes rrjetit WLAN-pa-kablorë në tërë Zvicrën dhe disa vende të Europës. Ruterat e klientëve tjerë, thuhet se, do të shërbejnë si (hotspots) mundësi për t’u kyçur me WLAN internet.
Nga fillimi i tetorit kompania e shërbimeve të internetit UPC Cablecom planifikon të ofrojë për klientët e vet shërbim falas të internetit përmes ruterëve privat në tërë Zvicrën dhe në disa vende të Europës.
Sipas Cablecom, projekti i emëruar Wi-Free zgjeronë rrjetin me një lidhje shtesë si rrjet i musafirëve, të cilin pastaj klientët e UPC-Cablecom do të mund ta shfrytëzojnë si „hotspot“ pa kufizim.
Këto shërbimet do të mund ti marrin plotë 700 mijë përdorues të Cablecomit. Për t’u kyçur do të mjaftojë një fjalëkalim online që do të vërë në shërbim për klientët e vet UPC-Cablecom. Poashtu përmes këtij shërbimi abonuesit mund edhe të shkyçen. Shpejtësia për trasnfer të përmbajtes e ofruar nga rrjeti Wi-Free do të jetë 5 MBit/s për pranim dhe 500 KBit/s për të dërgim. Nga ky shërbim, bën me dije kompania, rrjeti i WLAN abonuesve privat nuk do të ketë pengesa.
Një rrejt i ngjashëm i shërbimeve falas të këtij lloji ekziston në Holandë, Poloni dhe Irland, ndërkohë që në Belgjikë dhe Gjermani është duke u punuar në këtë drejtim.
Një pilotprojekt i shërbimeve Wi-Free në Zvicër është aplikuar me sukses në shërbim të abonuesve të Cablecomit nga janari i këtij viti deri në fillim të gushtit në qytetin e St. Gallenit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











