Lajme
USAID-i dhuron mbi 40 milionë dollarë për bujqësinë kosovare
Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, zv.dministratorja e USAID-it për Evropë dhe Azi, Paige Alexander, dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, kanë vizituar kompaninë “Agrovizioni” në Llugaxhi të Lipjanit.
“Me iniciativa të reja të përkrahjes së fermerëve që nuk kanë qenë më parë, USAID-i mbetet një hap para donatorëve të tjerë”, ka deklaruar Stavileci.
Kurse, Paige Alexander tha se USAID-i i ka ofruar sektorit të bujqësisë një përkrahje prej më shumë se 40 milionë dollarë deri më tash dhe ka organizuar vizita të ndryshme studimore për fermerë. “Ndjehem mirë që investimet e USAID-it dhe bashkëpunimi me ministrinë është duke dhënë rezultate shumë të mira në Kosovë. Këtu tani kemi filluar edhe projektin e ri “Programi Mundësitë e Reja për Bujqësi”, i cili do t’i nxisë fermerët drejt avancimit të standardit të cilësisë dhe kompletimit të tregut me prodhime cilësore. Vlera e këtij projekti është rreth 16 milionë dollarë”, ka deklaruar Alexander.
Pronari i kompanisë “Agrovizioni”, Rexhep Spahiu ka thënë se prej vitit 2008 ka filluar të mbjellë pemë dhe perime dhe që kësaj veprimtarie i ka hyrë me seriozitet të madh.
“Në fillim kemi startuar me 1.5 ha me mollë, ndërsa tani kemi 13 ha. Me përkrahjen e USAID-it do të rritemi këtë vit, do të mbjellim edhe dredhëz edhe dardhë. Ministria e Bujqësisë na ka përkrahur gjithherë me 50 për qind dhe u jemi shumë mirënjohës”, ka deklaruar Spahiu.
Sipas tij, për produktet përpos në tregun e brendshëm, kanë kërkesa t’i shesin edhe në tregun e Shqipërisë dhe në tregje tjera.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












