Lajme
4 ushtarë austriakë akuzohen për vrasje kafshësh në Kosovë
Katër ushtarë të kontingjentit austriak të KFOR-it në Kosovë po përballen me procedurë disiplinore për torturë ndaj kafshëve. Ata, sipas akuzës, kanë vrarë një qen dhe një numër macesh, shkruan kleinezeitung.at.
Bëhet fjalë për një nënoficer dhe dy ushtarë të cilët në kampin Nothing Hill në veri të Kosovës kanë vrarë kafshët në fjalë ndërsa një oficer i tyre raportohet të ketë ditur për veprën, transmeton albinfo.ch. Nënoficeri dhe dy ushtarët janë pushuar nga shërbimi ushtarak, bëhet e ditur nga armata austriake.
Ata të tre janë kthyer me detyrim në Austri të premten ndërsa aktin e kanë kryer nga mesi i javës së kaluar, duke vrarë kafshët që jetonin të lira dhe që silleshin rreth kampit.
Gjithë këtë e ka parë një pjesëtar i ushtrisë dhe e ka denoncuar.
Tre ushtarakët ndodheshin me shërbim në Kosovë nga prilli i këtij viti. “Ata u detyruan ta përfundojnë shërbimin para kohe”, ka thënë për mediet austriake një zëdhënës i ushtrisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj









