Shkurt.ch
Ushtarët me prejardhje të huaj, më të përkushtuar se vendësit
Studimi më i ri i realizuar nga ETH konstaton se secondot, sipas rregullit janë më të përkushtuar ndaj shërbimit ushtarak se sa zviceranët “e vërtetë"
Një studim i realizuar nga Universiteti ETH i Cyrihut ka ardhur në konstatimin se “secondot” (të huajt e gjeneratës së dytë) jo vetëm që janë të denjë për tu pranuar në ushtrinë e Zvicrës por edhe janë ushtarë më të mirë se vetë zviceranët “me rrënjë”. Ky studim, siç vërejnë gazeta të ndryshme të Zvicrës bie ndesh me qëndrimin e përhapur në opinion sipas të cilit të huajt nuk e meritojnë besimin për të shërbyer në ushtri.
Gazetat si “Tages Anzeiger”, “Neue Luzerner Zeitung”, “Aargauer Zeitung” etj. në botimet e tyre online merren me këtë çështje. Ushtria nuk ofron të dhëna në lidhje me prejardhjen etnike të ushtarëve. “Zvicerani është zviceran” thonë burimet nga forcat e armatosura të Zvicrës, duke iu referuar shtetësisë zvicerane që duhet të kenë si kusht kryesor rekrutët ushtarakë.
Ndërsa një studim i kryer vitin e kaluar ka konstatuar se një pjesë e madhe e zviceranëve të anketuar kanë dilema në lojalitetin e ushtarëve me prejardhje të huaj. 29% mendojnë se vetëm ushtarët me prejardhje zvicerane janë të gatshëm të mbrojnë vendin ndërsa 13 për qind të tyre konsiderojnë madje se shtetasve zviceranëve prejardhje të huaj nuk u duhet lejuar fare shërbimi ushtarak.
Ndërkaq studimi më i ri i realizuar nga hulumtues të Akademisë Ushtarake brenda ETH-së (Milak) konstaton se secondot, sipas rregullit janë më të përkushtuar ndaj shërbimit ushtarak se sa zviceranët “e vërtetë”. 60.2% e secondove që shërbejnë në ushtri thonë se gatishmëria e tyre për të shërbyer në këtë ushtri është “e lartë”. Kjo përqindje te zviceranët pa prejardhje të huaj është 57.8%, ose diçka rreth 2% më e ulët.
Për të sqaruar arsen e motivimit më të madh të secondove për shërbimin ushtarak në ushtrinë e Zvicrës, tagesanzeiger.ch ka marrë edhe mendimin e Bashkim Isenit, politolog dhe drejtor i portalit albinfo.ch. “Disa të rinj me prejardhje të huaj e kanë për krenari të bartin uniformën zvicerane. Varet edhe nga ajo se prej nga vjen ushtari i caktuar, por shumë prej tyre e shohin si “pjesë të rëndësishme të integrimit të tyre”, faktin që janë pjesë e një institucioni shtetformues, siç është ushtria”, thotë Iseni.
Megjithëkëtë, shkruan gazeta, duke cituar njërin ndër autorët e studimit, Tibor Szvircsev Tresch, heterogjeniteti nacional në ushtri nuk është gjithmonë pa probleme. Sipas tij është veçanërisht problematike kur një numër i madh i pjesëtarëve të një etnie caktohen në grup të njëjtë. “Kjo gjë përbën rrezik për dieferencimin e tyre”.
Bashkautore e studimit, krahas dr. Tresch është studiuesja shqiptare në Akademinë Ushtarake të ETH Zürich, (lic. phil. Dozentur Militärsoziologie) Evgjenije Sokoli.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












