Shkurt.ch
Ushtarët zviceranë do të hanë ushqim zviceran që nga 2015-a
Ushtria do të shërbehet 100% me ushqim zviceran që nga janari. Kështu ushtria u përgjigjet shqetësimeve të ngritura nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve të Zvicrës (SAP).
Kjo shoqatë për mbrojtjen e kafshëve zvicerane (SAP) ishte shqetësuar se Ushtria zvicerane shërbehej me mish nga disa shtete që nuk i përmbushin të njëjtat standarde të përmbajtjes së shtazëve. Shoqata është dëgjuar nga Departamenti Federal i Mbrojtjes. Kostoja totale e operacionit është 1.5 milionë franga.
Ushtria ka konsideruar këtë veprim si përgjigje e disa artikujve në shtyp. Në veçanti flitej për mish të lepurit hungarez që ishte shërbyer për shkak të çmimeve të volitshme. Për të ushqyer një ushtar institucioni gëzon një buxhet prej 8.50 CHF në ditë.
Ndërhyrja nga shoqata PSA ka bërë të mundur një zgjidhje mes fermerëve në Zvicër dhe institucionit ushtarak, ka konfirmuar Daniel Reist, zëdhënëse e ushtrisë.
“I gjithë ushqimi i shërbyer do të vijë ekskluzivisht nga fermerët ose prodhuesit zviceranë”, tha ai. Ndërsa ai tha se peshku i shërbyer do të etiketohet si produkt që respekton dinjitetin e kafshëve.
Kostoja totale e operacionit: 1.5 milionë franga zvicerane, të cilat do të shtohen në buxhetin aktual të 63 milionë të shpenzuar në ushqim për trupat ushtarake.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













