Shkurt.ch
Ushtarët zviceranë harrojnë armët në tren!
Ushtarët zviceranë harrojnë armët në tren!
Ndodh shpesh që gjatë udhëtimeve me tren të harroni një çantë ose një ombrellë. Eshtë krejt normale. Por të harroni armët?!
Në nëntë muajt e parë të 2015, SBB ka gjetur 18 armë të ushtrisë zvicerane, që i kishin harruar ushtarët zviceran.
Një oficer i ushtrisë zvicerane që e harron armën e tij në tren është fajtor në përputhje me Kodin Penal të Ushtrisë ngase bën abuzimi me humbjen e materialit ushtarak.
“Kjo është e vërtetë në raste ku ka harruar pa dëshirë armën dhe nuk ka bërë përpjekje menjëherë për të gjetur armën”, thotë për Blick zëdhënësi për në Drejtësi në Ushtrinë e Zvicrës, Tobias Kuehne.
Në raste të lehta, sanksionohet me një dënim disiplinor. Kjo mund të shkojë nga dënimi disiplinor deri në dhjetë ditë në burg. Por, në raste të rënda, sistemi ushtaraka i drejtësisë rrezikon një dënim deri në tre vjet ose një gjobë.
Kuehne e përshkruan një rast konkret. “Një oficer i ushtrisë e kishte zënë gjumi në tren rrugës për në shtëpi. Kur ishte zgjuar, ai e kuptoi se kishte shkuar shumë larg dhe doli jashtë me nguti. Duke nxituar ai harron armën e tij. Por ai mbrëmje kishte plotësuar në raport në internet nga shtëpia për të raportuar humbje në SBB.”, por ai nuk ka bërë asgjë më shumë ».
Një qytetar kishte gjetur armën dhe kishte raportuar policinë kantonale, të cilën e kishte dorëzuar në policinë ushtarake, tha Kühne.
Oficeri në fjalë ishte dënuar me një gjobë prej 400 frangash.t
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë













