Lajme
Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Paris
Autoritetet kosovare kanë dënuar ashpër dëmtimin e pllakatës së ambasadës së Kosovës në Paris, e cila ishte shkruar me simbole nacionaliste serbe
Në mëngjesin e ditës së sotme, stafi i Ambasadës e Kosovës në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllakatën në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada. Pllakata është vandalizuar dhe shkruar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë.
Pas këtij sulmi, ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila e dënon fuqishëm sulmin vandal ndaj simboleve të Ambasadës së Kosovës në Paris nga njerëz që, siç thuhet, janë kundër shtetit të Kosovës, pavarësisë dhe të arriturave të saj.
Sipas kumtesës për media, Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t’i gjej fajtorët të cilët duhet të marrin dënimin e merituar.
“Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet. MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdoj ta kryej punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj pavarësisht kërcënimeve e shantazheve”, thuhet në një njoftimin për media.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












