Lajme
Vapa e madhe shton për 15% vdekshmërinë e të moshuarve
Mjekët u rekomandojnë të gjithë atyre që kanë familjarë të moshuar që t`i vizitojnë ata në mënyrë të rregullt
Gjatë muajit korrik që po i afrohet fundi, në Zvicër kanë vdekur dukshëm më shumë persona të moshuar se që ka ndodhur në periudhën e njëjtë gjatë dy viteve të kaluara. Shkalla e vdekshmërisë te njerëzit mbi moshën 65 vjeçare gjatë këtij muaji është 15 për qind më e lartë se në vitet e kaluara. Këtë konstatim e ka bërë televizioni zviceran në gjuhen frënge RTS dhe e ka konfirmuar pastaj edhe Zyra Federale për Statistikë.
Praktika e mbajtjes së statistikave të vdekjeve në bazë javore është një reaksion nga vera me temperaturat rekorde deri tash, ajo e vitit 2003 ka sqaruar Marius Widmer nga zyra e përmendur. Por, ka shtuar ai, në këto statistika nuk përfshihen edhe shkaqet e vdekjeve. “Megjithatë, ne këtë shkallë të rritur te vdekshmërisë e shpjegojmë me periudhën e vapës së madhe që po e kalojmë”.
Në Gjenevë gjatë këtij korriku është matur edhe temperatura rekorde prej 39 .7 gradë celsius. Por edhe pa këtë, parashihet që korriku i sivjetmë të jetë korriku më i nxehtë i të gjitha kohëve në Zvicër. Dhe kjo u paraqet problem në veçanti personave të moshuar.
Për këtë arsye Pierre-Olivier Lang nga Spitali Universitar i Lozanës u rekomandon të gjithë atyre që kanë familjarë të moshuar që t`i vizitojnë ata në mënyrë të rregullt.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












