Kosova
Varfëria në Kosovë, cilat shpenzime nuk mund t’i përballojnë familjet
Rreth gjysma e ekonomive familjare në vend nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro
Rreth 69.5 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushim, kurse mbi 53 për qind e tyre shpenzimet për strehim dhe banim i paraqesin si barrë të rëndë.
Kështu thuhet në raportin “Të ardhurat dhe kushtet e jetesës“, të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Sipas ASK-së, 22.1 për qind e familjeve janë deklaruar se kanë probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme, themele të lagështa si dhe korniza të dritareve dhe dysheme të kalbura.
“53.4 për qind e ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare, për 36.5 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e lehtë financiare përderisa për 10.1 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim nuk paraqesin barrë financiare. Kurse 30.5 për qind e ekonomive familjare në Kosovë janë deklaruar se mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi, larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit, përderisa për 69.5 për qind të ekonomive familjare është i papërballueshëm një shpenzim i tillë”, thuhet në raportin e ASK-së.
Po ashtu, mbi 60 për qind e familjeve nuk mund ta përballojnë shujtën me mish pule dhe peshk çdo të dytën ditë.
“38.7 për qind e ekonomive familjare në Kosovë mund ta përballojnë shujtën me mish pule dhe peshk çdo të dytën ditë, përderisa 61.3 për qind e tyre nuk mund të përballojnë këtë shpenzim.
Rreth gjysma e ekonomive familjare në vend nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro.
Për sa i përket detyrimeve financiare, mbi 60 për qind e familjeve kanë deklaruar se e kanë barrë të rëndë pagesën e kredive.
“Për 61.3 për qind e ekonomive familjare ishte barrë e rëndë financiare pagesa e borxheve për kartë krediti, blerje të madhe ose kredi të tjera (duke përjashtuar pagesat peng ose kredi të tjera lidhur me blerjen e shtëpisë apo banesës), për 29.7 për qind e ekonomive familjare ishte deri diku barrë financiare, ndërsa për 9 për qind e ekonomive familjare nuk ishte barrë financiare. 17.4 për qind e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme, 26.6 për qind e përballonin me vështirësi, 34.3 për qind me disa vështirësi, ndërsa 11 për qind mjaft lehtë, 10 për qind lehtë dhe 0.7 për qind shumë lehtë”, tregon raporti.
“82 për qind e individëve në ekonomitë familjare në Kosovë kanë deklaruar se gëzojnë shëndet shumë të mirë, 6.7 për qind e individëve në ekonomitë familjare me shëndet jo të keq, përderisa 11.3 për qind e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar me shëndet shumë të dobët”, përfundon raporti.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











