Lajme
“Varianti i ri Covid mund të bëhet dominues në Zvicër”
Infektimet me variantin e Covid-19 janë në rritje në Zvicër, duke treguar që përhapja po fiton shpejt terren në gjithë vendin.
Pasi do të bëhet koronavirusi primar në qarkullim në shkurt, varianti mund të jetë përgjegjës për pothuajse të gjitha infeksionet në Zvicër në prill, shkruan the local.ch, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte parashikimi i dhënë nga Patrick Mathys, shef i njësisë së menaxhimit të krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, në një konferencë shtypi të enjten.
Rastet e lidhura me variantin e ri tani përfaqësojnë midis 2 dhe 5 për qind të të gjitha mostrave në Zvicër, vuri në dukje Martin Ackermann, president i Task Forcës Covid-19, në të njëjtën konferencë shtypi të enjten. Por, varianti i ri pritet të përhapet shpejt në gjithë Zvicrën.
“Krahasimi i kthesave midis Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe Zvicrës po tregon ngjashmëri të mëdha, kështu që ne mund të presim një rritje eksponenciale”, tha Ackermann.
Ai shtoi se “tashmë deri në shkurt, varianti i ri mund të bëhet dominues në Zvicër dhe deri në prill-maj ai mund të jetë i pranishëm në pothuajse të gjitha anët”.
Përderisa shkencëtarët nuk e dinë me siguri nëse lloji i ri do t’i përgjigjet mirë vaksinës Covid, ata besojnë se rezultati do të jetë pozitiv.
“Aktualisht, nuk ka asgjë për të sugjeruar që mutacionet që ndodhin do t’i rezistojnë efektivitetit të vaksinës”, tha Claire-Anne Siegrist, kreu i njësisë së vaksinave në spitalet universitare të Gjenevës (HUG), përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











