Lajme
Vazhdojnë kërkimet për të pagjeturit
Akoma rezultojnë 1775 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet
Vushtrri. Për të tretën herë me radhë, kanë nisur gërmimet në Zhvilivodë të Vushtrrisë për të vërtetuar nëse në vendin e quajtur “Maden” ka apo jo mbetje mortore lë luftës së fundit. Kësaj here, ekipet gërmuese thonë ky është hulumtimi i fundit që po bëhet në këtë lokacion, dhe se do të përfundojë brenda një muaji.
Hulumtimet po zhvillohen nga ekipet e EULEX-it për krime të luftës, së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ndërsa lokacioni i dyshuar është në një hapësirë ndërmjet fshatrave Bivolak e Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe kryesuesit e komisioneve qeveritare për persona të zhdukur nga Kosova dhe Serbia, të cilët së bashku u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur nga lufta e vitit 1999.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se dyshimet për mbetje mortore në këtë vend nuk kanë përcaktim se cilit nacionalitet mund të i përkasin.
Në Kosovë akoma rezultojnë 1775 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet. Një numër i madh të zhdukurve janë gjetur nëpër varrezat masive në Serbi në disa lokacione. Forcat e Millosheviqit i kishin bartur kufomat shqiptare në Serbi në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit.
Kryesuesi i Komisioni për të zhdukur nga Serbia, Voljko Odaloviq tha se edhe shteti i tij po punon në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ai po ashtu tha se Serbia do t’i tregojnë gjitha dëmshmit, edhe arkivat e ushtrisë për të t’i zbardhur faktin e të pagjeturve.
“Serbia nuk ka arsye që të mos i tregojë këto arkiva. Ato janë të hapura. Mund të ketë problem për disa dosje që janë dërguar në Hagë, por të tjerat që janë në Serbi nuk fshehën”, tha Odaloviq.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











