Kosova
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pritjet më të gjata janë në dy pikëkalimet kryesore, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, si në hyrje nga Serbia në Kosovë, ashtu edhe në dalje nga Kosova, raporton Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet si për të hyrë, si për të dalë nga Kosova, po zgjasin deri në dy orë.
Ndërsa në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë nga Kosova po zgjasin mbi një orë, ndërsa për të dalë nga Kosova rreth një orë e gjysmë.
Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Muçibabë dhe në Mutivodë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












