Lajme
Vazhdojnë protestat kundër amnistisë
Pas një dite pauzimi, protestat do të fillojnë përsëri sot prej orës 18:00 në Shkup, me iniciativën e lëvizjes “Protestoj”. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov
Ideja e presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov se me amnistimin e 56 politikanëve dhe zyrtarëve shtetëror, që janë nën hetim, të akuzuar për korrupsion dhe mashtrime, do të sjell paqe politike në shtet, nuk doli të jetë e saktë. Në vend të paqes, ai solli trazira dhe protesta, madje edhe sot janë paralajmëruar demonstrata në Shkup.
Pesë ditë radhazi me iniciativë të lëvizjes “Protestoj” janë organizuar protesta masive përmes së cilave kërkohet dorëheqja e presidentit dhe shfuqizimi i vendit për amnisti. Pas një dite pauzimi protestat do të fillojnë përsëri sot prej orës 18:00, njoftojnë mediet lokale në Shkup.
“Bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare, ditët e kaluar ishin intensive dhe të mundimshme, por edhe inkurajuese. Me protesta do të vazhdojmë sot me fillim prej orës 18:00, do të jemi më të koordinuar dhe do të kemi energji dhe forcë më të madhe”, thuhet në faqen e lëvizjes “Protestoj” në rrjetin social “Facebook”, citon AlsatM.
Krahas dorëheqjes së Ivanov, aktivistët e “Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Vendimi i Ivanovit ka rrezikuar edhe protestat e 10 qershorit.
Ndryshe në listën e të amnistuarve nga presidenti Ivanov janë dy ish-kryeministra, kryetari i Kuvendit, tre ministra, liderë partish, prokurorë, drejtorë, kryetarë komunash si dhe dy shtetas të huaj. Ndërsa rekordin për amnisti e mban ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski i cili është falur për 16 raste ku ai paraqitet si i dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Pas tij është ish-ministrja e Punëve të Brendshme dhe persona me kontroverse e ish qeverisë së kaluar, Gordana Jankullovska e cila është falur për 11 vepra penale. Ndërsa, ish-drejtori i Sigurimit (DSK), Sasho Mijalkov për 6 vepra, ndërsa ish kryeministri dhe kreu aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për 5 vepra penale, raporton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













