Kosova
Vazhdon përballja Osmani – Vuçiq edhe pas Këshillit të Sigurimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se homologu i saj serb, Aleksandër Vuçiq, pësoi traumë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kur u përball me katër gra viktima të luftës, që ishin pjesë e delegacionit të Kosovës.
“Ai ka bërë një sërë deklaratash post-traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe të vërtetën nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohojë, e as Serbia”, tha ajo të premten.
Pas kthimit në Beograd, Vuçiqi tha se shteti që ai përfaqëson kishte rënë në një kurth të ngritur nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Sllovenia.
Ai thotë se ishin delegacionet e këtyre shteteve që mundësuan pjesëmarrjen e të katër grave në sallën e Këshillit të Sigurimit, si pjesë e delegacionit të Kosovës.
Presidentja Osmani ka thënë se bota e ka ditur paraprakisht atë çka e tha në Këshill të Sigurimit, në përballje me Vuçiqin.
“Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Në delegacionin e prirë nga presidentja Osmani, ishin edhe Elhame Muçolli, e mbijetuar e masakrës së Poklekut, Fahrije Hoti, së cilës iu vra burri në masakrën e Krushës, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfie Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri./koha.net
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













