Shkurt.ch
“Vdekja e asistuar”, edhe për fëmijët!
Sipas draftit, edhe personat nën moshën 18 vjeçare, në kushte të veçanta mund të shfrytëzojnë të drejtën për vdekje të asistuar
“Vdekja e asistuar” apo siç quhet ndryshe eutanazia është gjithnjë më afër të bëhet një solucion i mundshëm edhe për fëmijët, gjegjësisht për personat e mitur, nën moshën 18 vjeçare, në Belgjikë.
Këtë e tregon një vendim i senatit të këtij vendi, i cili ka votuar me shumicë dërmuese për shtrirjen e të drejtës për të kërkuar “ndihmë të vdekjes” edhe për të miturit.
Siç bën të ditur agjencia belge e lajmeve “Belga”, kanë qenë socialistët, liberalët, të gjelbrit dhe nacionalistet flamanë të cilët kanë votuar këtë vendim. Nga ana tjetër, konservativët dhe populistët e djathtë kanë votuar kundër.
Sipas draftit, edhe personat nën moshën 18 vjeçare, në kushte të veçanta mund të shfrytëzojnë të drejtën për vdekje të lehtësuar. Ndërkaq, për të rriturit në Belgjikë prej kohësh është e lejuar eutanazia në rastet kur ata vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












