CH-Ballkani

Vdekja e Rexhep Çelikut, Humbje e pazëvendësueshme për kombin

Ngushëllimi i presidentit shqiptar vjen vetëm katër ditë pasi ai i dha titullin “Nderi i Kombit”, valltarit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të valltarit emblematik Rexhep Çeliku. Ngushëllimi i presidentit shqiptar vjen vetëm katër ditë pasi ai i dha titullin “Nderi i Kombit”, valltarit shqiptar. Meta shkruan se kjo është një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për kombin.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj”, shkruan ai.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shprehet presidenti shqiptar, Meta.