Lajme
Vdes kosovarja, viktimë e dhunës së bashkëshortit
Tani kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes, ka konfirmuar pryeprokurori publik një raport përkatës të mediave
Afërsisht një javë pas rasti të rëndë të dhunës në familje në Schafisheim AG, viktima, gruaja 44-vjeçare nga Kosova ka vdekur në spital nga plagët që mori.
Burri i saj 46-vjeçar, po ashtu kosovar, me shtetësi zvicerane ndodhet në paraburgim, transmeton albinfo.ch
Është urdhëruar autopsia e saj, ka thënë kryeprokurori publik Daniel von Däniken të premten për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Tani kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes, ka konfirmuar pryeprokurori publik një raport përkatës të publikuar nga 20min.ch.
I akuzuari për vrasje nuk kishte precedencë penale për dhunë në familje para kësaj. Historiku dhe rrjedha e krimit janë objekt i hetimit në vazhdim.
Në natën e të premtes së javës së kaluar, policia e kantonit të alarmuar kishte gjetur gruan pa shenja jete në shtëpinë e familjes në Schafisheim, përcjell albinfo.ch.
Mjekët ndihmës kishin arritur ta rianimonin kosovaren. Pastaj ajo ishte dërguar për kurim në spital në njësinë e kujdesit intensiv. I dyshuari ishte arrestuar pa rezistencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













