Shkurt.ch
Vdes në moshën 114 vjeçare, evropiania më e vjetër
Ajo ishte njeriu i gjashtë në botë për nga mosha, sipas një statistike që përfshin njerëzit që kanë mbushur së paku 110 vjet
Ka vdekur gruaja më e vjetër në Evropë, gjashtë ditë pasi ka mbushur 114 vjet. Francezja Marie-Therese Bardet ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e pleqve në Pontchateau, në perëndim të Francës. Të shtunën që shkoi, kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 114, asaj i kishin dhuruar 114 trëndafila. Që nga vitet 90 Marie-Therese jetonte në shtëpinë e pleqve, ndërsa dy vitet e fundit ajo nuk mund të fliste më. “Mirëpo ajo hante rregullisht dy herë në ditë në restorantin e shtëpisë dhe ia kishte ënda çokoladat”, ka thënë kujdestarja e saj. Bardet ka lënë pas vetes dy trashëgimtarë (88 dhe 90 vjeç), 7 nipër e mbesa, 15 stërnipër e stëmbesa dhe 6 stër-stërnipër dhe mbesa. Ajo ishte njeriu i gjashtë në botë për nga mosha, siç bën të ditur statistika e përpiluar nga “Gerontology Research Group”, që regjistron njerëzit që kanë mbushur së paku 110 vjet. Njerëzit më të moçëm se Bardet janë dy amerikanë dhe një japoneze që kanë mbushur 115 vjet, pastaj dy japonezë që kanë kaluar moshën 114 vjeçare. Ndërsa në krye të listës është amerikania Besse Cooper, e cila ka lindur më 26 gusht të vitit 1896 që i bie se pas dy muajsh e ca do të mbushë 116 vjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












