Lajme
Vendet e Ballkanit, bashkohen kundër azilantëve
Parandalimi i refugjatëve ballkanik drejt BE-së, ka qenë temë diskutimi në Ministerialin e Salzburgut në Austri
Vendet e Ballkanit Perëndimor po bashkëpunojnë ngushtë ndërmjet veti, për të aplikuar procedura të njëjta në pikat kufitare, për parandalimin e azilantëve. Parandalimi i refugjatëve ballkanik drejt BE-së, ka qenë temë diskutimi në Ministerialin e Salzburgut në Austri.
“Po punojmë bashkërisht në rajonin e Ballkanit për të hartuar dhe pasur procedura të njësuara të skanimit në pikat kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët”, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Kjo është arsyeja pse në sesionin e parë, sipas tij, është biseduar rreth ngritës së kapaciteteve edhe nga partnerët evropianë, “për të përforcuar instrumentet në kufi për parandalimin e azilkërkuesve të paligjshëm që në vendin e origjinës”.
Ministri shqiptar kërkoi në këtë takim sërish nga vendet e BE-së që të shkurtohet koha e shqyrtimit të një kërkese për azil. Aktualisht, kjo procedurë zgjat 6 muaj, dhe ministri kërkoi shkurtimin e saj në të paktën 2-3 javë.
“Kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetjma mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë”, tha Tahiri, duke shtruar nevojën për veprime dhe vendimmarrje prej partnerëve strategjikë në BE.
Në këtë Ministerial morën pjesë vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














