Shkurt.ch
Vendet e BE-së mund t’i mbyllin kufijtë
Parlamenti i BE-së vendosi që në rast nevoje, 26 vendet e BE-së që përbëjnë zonën e Shengenit do të lejohen t'i mbyllin kufijtë e tyre deri në dy vjet.
Kufijtë e hapur dhe liria për të udhëtuar lirshëm janë tiparet e BE-së. Përmes Passarelle des deux Rives, Urës së dy Brigjeve, mund të shkosh në vetëm pak minuta nga Strasburgu në Francë, në Gjermaninë fqinjë, në Kehl.
Por shumica në Parlamentin Evropian mendon se është e nevojshme një reformë e marrëveshjes Shengen. Në raste nevoje, vendet e BE-së do të lejohen në të ardhmen t’i mbyllin kufijtë e tyre deri në dy vjet.
Kjo do të monitorohet nga Komisioni i BE-së.
Sidomos Gjermania luftoi për rregulla të reja për lirinë e udhëtimit, sepse sipas fjalëve të eurodeputetit Manfred Weber: „Askush nuk e kishte menduar që ka shtete që nuk arrijnë t’i sigurojnë kufijtë e tyre, si p.sh. Greqia, dhe për shkak të përvojave të tilla kjo gjë duhet rregulluar rishtazi.”
Të Gjelbërit në Parlamentin e Evropës mendojnë se nuk ka arsye për të ndryshuar një nga arritjet më të rëndësishme të Evropës.
“Ne të Gjelbrit mendojmë se marrëveshja e Shengenit është një gur themeli i BE-së, se është diçka prej së cilës qytetarët e BE vërtetë që pëfitojnë dhe që e perceptojnë në jetën e përditshme dhe ne na duket e pabesueshme që tani po i vihet sëpata Shengenit.”, thotë eurodeputetja Ska Keller, e grupit të partive ekologjike.
Evropianët e rinj, si nxënësit shkollave, që e njohin Evropën deri tani vetëm pa trarët e pikave kufitare , ndoshta duhet të mësohen me një realitet tjetër.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












