Botë
Venecia shijon rihapjen, pronarët e bizneseve: Askush nuk mund të na ndalë
Në restorantet përgjatë kanalit, tavolinat ishin të mbushura me banorë dhe turistë që shijonin pica ose një koktej nën rrezet e diellit
Banorë dhe turistë shijuan kafe dhe ushqim në lokalet pranë Kanalit të Madh të Venecias, teksa rajoni i Venetos u kthye në “zonë të bardhë”, me kufizime të lehtësuara në maksimum dhe vetëm me mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancimit social në fuqi.
Një çift pati fat sepse data e dasmës së tyre përkoi me ditën kur filloi aplikimi i zonës së bardhë. Pas muajsh të tërë ndryshimi planesh për shkak të kufizimeve, ishte koha që të sapomartuarit Alessandro Vianello dhe Milica Ljumovic të gëzonin ditën e tyre.
“Mendoj se kemi qenë me fat, sepse pasi na u desh për një kohë të gjatë të shtynim dasmën, në fund zgjodhëm atë që rezultoi data e duhur”, u shpreh Alessandro Vianello, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në restorantet përgjatë kanalit, tavolinat ishin të mbushura me banorë dhe turistë që shijonin pica ose një koktej nën rrezet e diellit.
Lehtësimi i kufizimeve u ka dhënë pronarëve të bizneseve lokale shpresën se gjërat do të kthehen gradualisht në normalitet. Mes tyre është edhe Klodian Mihaj, që emigroi në Itali nga Shqipëria kur ishte vetëm 3 vjeç.
“Jam optimist, jam i sigurt se lëvizja do të rifillojë. Do të na duhet pak kohë që të kthehemi në nivelet e 2 apo 3 viteve më parë, por jam i sigurt, e di që do të kthehemi në ato nivele”, tha z. Mihaj.
Për disa banorë, fundi i pandemisë erdhi. Ata shprehen se tashmë askush nuk mund t’i ndalë të hapin bizneset e tyre.
“Edhe nëse e provojnë, nuk do t’ia dalin”, thonë ata.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













