Lajme
Verifikim i ngadaltë i votuesve nga diaspora
Vetëm 15 persona brenda një ndërrimi merren me verifikimin e votuesve nga diaspora në Qendrën e Thirrjeve për Konfirmim dhe Verifikim të Aplikacioneve në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dy të tjerë merren me çështje të tjera, që përfshijnë koordinimin e listave që merren nga qendrat e tjera të KQZ-së.
Deri më 21 janar, sipas komisionit, 15.422 thirrje, prej të cilave 13.000 janë konfirmuar. Mbi 2.400 votues do të telefonohen përsëri për konfirmim, raporton koha, përcjell Albinfo.ch.
Fadil Selimi, i cili jeton në New-York të Shteteve të Bashkuara, është ende duke e pritur telefonatën e KQZ-së. Sipas tij, vetëm e bija ka marrë telefonatë verifikuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Na i kanë dërguar verifikimet që i kanë marrë dokumentet, mirëpo prej 8 anëtarëve të familjes vetëm Teutën e kanë thirrë dhe i kanë thënë se është e aprovuar, kurse anjë tjetër nga ne të tjerët”, ka thënë Selimi.
Për mungesë kapacetesh e keqmenaxhim të votimit të diasporës ka akuzuar edhe anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama.
“Tash kemi vështirësi në proces të verifikimit dhe procesi është duke shkuar shumë ngadalë. Po krijohet gjithmonë një grumbull i madh, ditë për ditë, është krijuar një numër më i madh i emailave sesa procesimeve. Ndërsa ne e kemi udhëzuar sekretariatin që t’i rrisë kapacitetet mbledhjen e fundit para disa ditësh që të bëjë krejt çka është e mundur për t’i kryer të gjitha aplikacionet me kohë”, është shprehur Alim Rama, përfaqësues i LVV në KQZ.
Që nga 13 janari janë futur në databazë rreth 30.000 aplikime, prej të cilave 16.000 janë aprovuar. Një shumicë dërmuese prej 135 mijë emailesh janë ende të pahapura.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se sekretariati i KQZ-së është do t’i rrisë kapacitetet në qendrat që merren aplikimeve të diasporën kosovare nëse shihet si e nevojshme.
“Sekretariati është duke punuar maksimalisht që të përmbushë e të zbatojë vendimin e KQZ. Natyrisht kjo është sfiduese për shkak se ka dhjetëra-mijëra aplikues”.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së kanë thënë se po shqyrtohet mundësia për rritjen e mëtutjeshme të kapaciteteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











