Lajme
Veriu pengon dialogun, thotë Ban Ki Moon
Situata e rëndë në veri të Kosovës ndikon në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit
Këtë vlerësim e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në raportin e tij të ri për Kosovë, i cili do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit për shqyrtim në mbledhjen e 8 shkurtit.
Në këtë raport ai ka shprehur kënaqësi për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e marrëveshjeve, por edhe shqetësimet për shkak të progresit të ngadaltë në kthimin e të zhvendosurve dhe fatin e të pagjeturve, raportojnë mediat kosovare.
“Shpresoj se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të forcojnë mesazhet e UNMIK-ut se është koha për guxim dhe pragmatizmin e nevojshëm për arritjen e paqes së përhershme dhe stabilitetit”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Po ashtu, mediat në Kosovë citojnë raportin ku theksohet se mbetet e paqartë nëse referendumi për pranimin e institucioneve në veri të Kosovës do të mbahet.
“Pjesërisht si pasojë e qëndrimit dhe veprimeve të Prishtinës, serbëve të Kosovës dhe Beogradit, situata në veri të Kosovës ende është e tensionuar dhe potencialisht jostabile, duke ndikuar shumë në diskursin e tashëm politik. Kjo, po ashtu, reflekton në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së si dhe bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit”, ka vlerësuar i pari i OKB-së.
Ban Ki-moon, përkujton se Qeveria e Serbisë hapur e kundërshton mbajtjen e referendumit të cilin e konsideron se është i panevojshëm dhe jashtë obligimeve kushtetuese të pushtetit lokal, si dhe disa serbë në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës.
Në këtë aspekt përkujtohet që Këshilli Evropian më 9 dhjetor ka vendosur të shtyjë vendimin për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë për anëtarësim në BE për mars të vitit 2012, por disa vende këtë e kanë ndërlidhur me situatën në veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












